Përgjatë javës 24-30 Shtator 2021 RisiAlbania ka organizuar javën tematike, dedikuar sektorit të turizmit. Java e pestë tematike në RisiAlbania, kushtuar punësimit të të rinjve në fushën e turizmit përmban një seri aktivitetesh dhe publikimesh.

Gjatë gjithë kësaj jave RisiAlbania ka ndarë përmes faqeve në LinkedIN dhe Facebook informacione interaktive mbi mësimet dhe arritjet tona e të partnerëve tanë gjatë kësaj kohe, lidhur me zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.

Secila nga ditët i është dedikuar një tematike të caktuar duke vendosur në fokus shtyllat kryesore të punës së partnerëve dhe RisiAlbania përgjatë këtyre viteve.

Punësimi i të rinjve dhe të rejave në sektorin e turizmit në Shqipëri mund të nxitet përmes nismave novatore, që sjellin rritje të sektorit privat.

Pikërisht për të promovuar këto modele dhe për të nxitur aktorët e tregut të përqafojnë këto invoacione, secila nga ditët ka patur në fokus këto arritje dhe sfida.

DITA 1 Promovimi i produkteve inovative turistike

DITA 2 Promovimi i modeleve novatore si Alberghi Diffusi-Turizëm në harmoni me komunitetin

DITA 3 Promovimi i Partneriteteve Publiko-Private për Menaxhimin e Destinacioneve

DITA 4 Gratë në Turizëm

DITA 5 Fushata e punësimit të të rinjve #JustHired