Ju mund të bëheni shef kuzhine edhe përmes një kursi online! AGA sjell kurset e para në Shqipëri
Blended Learning, pavarësisht se është një koncept i ri, tashmë aplikohet në Shqipëri dhe në trajnimet profesionale të kuzhinës, përmes platformëswww.aga.edu.al
Kudo në Shqipëri apo jashtë saj, çdokush mund të formohet profesionalisht si kuzhinier nga qytetet/shtetet ku jetojnë duke u regjistruar në portal.
Restorantet/hotelet që operojnë në industrinë e HORECA dhe dëshirojnë të rrisin kapacitetet e stafeve të tyre, për një cilësi dhe siguri më të lartë të shërbimit që ofrojnë si operatorë ushqimorë, mund të kontaktojnë Albanian Gastronomy Academy – AGA dhe të mundësojnë zhvillimin e stafit pa patur nevojë të largohen nga postet e punës.
Si nisi ky rrugëtim, si organizohet aktiviteti dhe kujt i shërben, na tregon drejtuesja e AGA Linda Dervishaj, në intervistën e saj, për Business Magazine Albania (këtu e plotë).