Këshillimi i Karrierës kontribuon në zgjedhje më të mira sa i takon punësimit të të rinjve dhe roli i universiteteve në këtë drejtim është thelbësor. Tashmë 10 këshillues të rinj i shtohen fushës së profesionistëve të Këshillimit të Karrierës.

Falë një trajnimi dy-javor me fokus shërbimin e këshillimit të karrierës në universitete, lektorë dhe stafi i universiteteve partnere u thelluan në njohuri teorike dhe praktike të udhëzimit të karrierës.

Trajnimi u kurorëzua me certifikimin e këtyre 10 këshilluesve gjatë një eventi fizik, me pjesëmarrjen e nderuar të Rektorëve, zv. Rektorëve, Dekanëve dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm në këtë fushë, duke mundësuar një hapësirë të përbashkët për të avancuar më tej shërbimet e këshillimit të karrierës ndaj të rinjve.

I urojmë këshilluesve të karrierës shumë suksese në misionin e tyre për orientimin e të rinjve drejt marrjes së vendimeve të informuara për zhvillimin e karrierës së tyre profesionale.