RisiAlbania dhe Helvetas Albania përfaqësohen në Market Systems Symposium 2021
Pjesa më e madhe e projekteve që përdorin qasjen e Zhvillimit të Sistemeve të Tregut punojnë në zonat rurale. Por, RisiAlbania sjell përvojën e saj duke përdorur këtë qasje në mjediset urbane.
Andi Stefanllari, Menaxher i Lartë i Ndërhyrjeve në RisiAlbania, kontribuoi në ndarjen e përvojës së Helvetas Albania në Simpoziumin e Sistemeve të Tregut 2021. Tema e sesionit ishte Urban Non-Agricultural Market Systems dhe Andi ndau mësimet kryesore nga puna e RisiAlbania në sektorin e TIK-ut.
Këtu janë disa nga input e tij në këtë simpozium: “Sesioni ynë diskutoi se si zhvillimi urban dhe rural janë të ndërlidhura. Konteksti urban dhe jo-urban ka sisteme të dallueshme të tregut dhe për këtë arsye, kapacitete të ndryshme për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse. Ndërsa zhvillimi urban konsiderohet i mirëqenë, ka shumë kufizime që parandalojnë integrimin e qytetarëve të varfër dhe migrantë të brendshëm në qytete. Këtu hyn puna jonë.”
Ndiqni videon e plotë të # MSS2021 me kontribute nga ekspertë kryesorë, praktikues dhe donatorë nga e gjithë bota.