Përgjatë 24-28 Maj 2021 RisiAlbania ka organizuar javën tematike, dedikuar sektorit të TIK dhe BPO. Java e tretë tematike në RisiAlbania, kushtuar punësimit të të rinjve në fushën e TIK dhe BPO përmban një seri aktivitetesh dhe publikimesh.

Gjatë gjithë kësaj jave RisiAlbania ka ndarë përmes faqeve në LinkedIN dhe Facebook informacione interaktive mbi mësimet dhe arritjet tona e të partnerëve tanë gjatë kësaj kohe, lidhur me zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.

Secila nga ditët i është dedikuar një tematike të caktuar duke vendosur në fokus shtyllat kryesore të punës së partnerëve dhe RisiAlbania përgjatë këtyre viteve.

Punësimi i të rinjve dhe të rejave në sektorin e TIK/BPO në Shqipëri mund të nxitet përmes nismave novatore, që sjellin rritje të sektorit privat.

Pikërisht për të promovuar këto modele dhe për të nxitur aktorët e tregut të përqafojnë këto invoacione, secila nga ditët ka patur në fokus këto arritje dhe sfida.

DITA 1 Promovimi i Shqipërisë si Destinacion për investime BPO

DITA 2 Avancimi i sektorit BPO në tregje me vlerë më të lartë

DITA 3 Dixhitalizimi

DITA 4 Siguria e Informacionit

DITA 5 Fushata e Punësimit të të rinjve #JustHired