Fuqia e Advokimit: Nisma e Organizatave Rinore për të Promovuar Shërbimet e Karrierës në Nivel Vendor
Dhjetori 2020 shënoi hapjen e qendrës së parë të këshillimit të karrierës në nivel lokal në Shqipëri. Me mbështetjen e RisiAlbania, frymëzuar nga modeli zviceran, Bashkia e Tiranës ka krijuar qendrën e parë të karrierës për të mbështetur individët dhe veçanërisht të rinjtë e të rejat në zhvillimin e karrierës së tyre.
Ndërkohë ky është një shërbim mjaft i ri për Shqipërinë, ndërsa të rinjtë lundrojnë drejt tregut të punës, kërkesa për shërbime është e lartë. Modeli i zhvilluar për Bashkinë e Tiranës ofron një model shumë të mirë për tu ndjekur nga bashkitë e tjera në vend.
Për këtë qëllim, RisiAlbania në Bashkëpunim me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim ka nisur një fushatë advokimi në nivel kombëtar, të udhëhequr nga të rinjtë dhe organizatat rinore, për të advokuar për shërbimet e karrierës në nivelin lokal. Si rezultat, 27 organizata joqeveritare rinore janë të angazhuara në të gjithë vendin për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shërbimeve të karrierës dhe rolin jetësor që bashkitë mund të luajnë në ofrimin e këtyre shërbimeve.
Si pjesë e fushatës së advokimit, organizatat rinore janë mbështetur për të zhvilluar një qasje nga poshtë-lart për të advokuar për shërbimet e karrierës në nivelin lokal. Nga njëra anë ata kanë punuar kah kërkesa pë këtë shërbim dhe kanë organizuar sesione informuese me të rinjtë dhe janë angazhuar në mjete interaktive të komunikimit (podcast, dalje mediatike etj). Nga ana tjetër, ata iu janë drejtuar vendimmarrësve dhe institucioneve të tyre lokale për të ndarë modelin e shërbimeve të karrierës në nivelin vendor dhe potencialisht të kenë angazhim nga këto komuna për të investuar në shërbime karriere për komunitetet e tyre.
Më 12 Shkurt 2021, përfaqësues të 9 bashkive të Shqipërisë dhe përfaqësues të organizatave rinore të angazhuara në fushatën e advokimit, morën pjesë në një tryezë elektronike me përfaqësuesit e Zyrës së Këshillimit të Karrierës të Bashkisë Tiranë, për të ndarë modelin e shërbimeve të karrierës në nivelin lokal, që bashkitë e tjera të kenë një përvojë të drejtëpërdrejtë se çfarë do të thotë të krijosh dhe drejtosh një qendër karriere në nivelin lokal.
Gjatë tryezës së rrumbullakët, stafi i bashkisë së Zyrës së Këshillimit të Karrierës së Bashkisë Tiranë, ndanë përvojën e tyre deri më sot, dhe theksuan përmbajtjen dhe mjetet që mund të viheshin në dispozicion të Bashkive që do të vendosin të angazhohen për këto shërbime, dhe shprehën disponueshmërinë për të mbështetur me njohuritë dhe përvojën e tyre, çdo bashki tjetër që do të fillojë ofrimin e shërbimeve të karrierës. Kjo tryezë ishte gjithashtu një mundësi shumë e mirë për të diskutuar disa nga sfidat më të zakonshme për bashkitë për t’u angazhuar në këto shërbime dhe si t’i kapërcejnë ato.