Hospitality and Tourism Academy shpallet Qendër Ekselence në Shqipëri
Reagimi ndaj nevojave të tregut dhe plotësimi i hendeqeve të trajnimeve jo-formale në treg është shtylla kurrizore e ndërhyrjeve brenda komponentit të aftësive. Përmes ndërhyrjes së tij në këtë fushë, Risi po u mundëson ofruesve privat të trajnimeve joformale të përmirësojnë qasjen e tyre në bashkëpunimin me bizneset në mënyrë që të kenë zërin e tyre në zhvillimin e kurrikulës, trajnimin praktik të kursantëve të tyre dhe gjithashtu në ofrimin e një pune të denjë pas trajnimit. Kjo përpjekje është e kombinuar me shumë metoda inovative të trajnimit, të tilla si mësimi në internet, mësimi i përzier, klasa virtuale të cilat tani më shumë se kurrë po mbështesin ofruesit e trajnimit për t’u përshtatur me “normalin e ri” të pandemisë.
Në përgjigje të shpërthimit të Covid-19 në Shqipëri dhe ndikimit që ka patur në papunësi, posaçërisht tek të rinjtë e papunë dhe në nevojë, HAT u mbështet për të ofruar trajnime online për 30 të rinj të papunë dhe për të lehtësuar punësimin e tyre. Për më tepër, në përgjigje të pandemisë, HAT po propozon të zgjerojë gamën e kurseve në internet duke ofruar masa të Sigurisë Ushqimore dhe Higjenës në Industrinë e Mikpritjes.
Sektori i mikpritjes dhe turizmit po përballet me sfida gjatë pandemisë, dhe këto përpjekje janë edhe më të rëndësishme në mënyrë që bizneset të përshtaten, të kërkojnë mundësi dhe të tejkalojnë. Ndikimi i parashikuar është që më shumë të rinj do të punësohen në sektorin e turizmit pas trajnimit. Megjithëse, sektori i turizmit është i ndikuar nga situata Covid, vlerësohet se nevoja për staf të kualifikuar nga biznesi i turizmit do të jetë e lartë pas normalizimit të situatës.
Së fundmi, për të shënuar arritjet e tyre HAT është përzgjedhur nga European Training Foundation, një Agjenci e Bashkimit Evropian që mbështet Trajnimin Profesional, për t’u bërë Qendër Ekselence në Shqipëri. HAT po ndjek këtë program mësimor dy-vjeçar për t’u bërë model për shkollat e tjera profesionale.