Pilotimi i Metodikës për Analizën e Tregut të Punës dhe Bashkëpunimit me Biznesin në Zyrën Rajonale të Punësimit Elbasan
Zëvendës Kreu i Misionit të Ambasadës Zvicerane Z. Patrik Meier dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë Znj. Anila Denaj realizuan një vizitë të përbashkët në Zyrën Rajonale të Punësimit Elbasan mbi rezultatet e pilotimit të Metodikës së bashkëpunimit me biznesin, realizuar me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
Gjatë diskutimit Z. Meier theksoi se mbështetja e ofruar nga RisiAlbania dhe projektet e tjera të mbështetuara nga SDC është në linjë me strategjinë e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Kjo metodkë sëbashku me Analizën Rajonale të Tregut të Punës, mbështesin zyrat e punës që të kuptojnë dhe të analizojnë më mirë nevojat e biznesit dhe të profilizojnë punëkërkuesit, nëpërmjet një qasje të standardizuar në gjithë organizatën.
Metodika për Analizën e Tregut të Punës dhe Bashkëpunimit me Biznesin, e pilotuar në zyrën e punësimit në Elbasan, ka siguruar rritjen e ofertave te punes dhe rritjen e punësimit si rezultat i përmirësimit te performancës së shërbimeve te punesimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Takimi vijoi me prezantimin e rezultateve të fazës së pilotimit të Metodologjisë së bashkëpunimit me biznesin në Zyrën Rajonale të Punësimit Elbasan dhe me një diskutim të frytshëm të Z. Meier me drejtoreshën e përgjithshme të AKPA , Znj. Elira Demiraj, dhe stafin e Zyrës Rajonale të Punësimit Elbasan, të përfshirë drejtëpërdrejt në procesin e pilotimit.
Që prej fillimit të pilotimit, në zonën e Elbasanit është arritur punësimi i 281 punëkërkuesve të papunë, 187 bizneseve u janë ofruar shërbime të përmirësuar, si edhe 12 anëtarë të personelit të Zyrës së Punës Elbasan janë trajnuar për aplikimin e saj.
Kjo metodikë, rregullon të gjithë ciklin e bashkëpunimit të zyrës së punësimit me biznesin, dhe do të jetë së shpejti e unifikuar për të gjithë zyrat e punësimit.