Partnerët e RisiAlbania, Shoqata e Shërbimeve të Biznesit Shqiptar (ABSA) dhe Manoolia, e cila menaxhon portalin e promovimit të investimeve Invest-in-Albania.org, bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të tërhequr investitorë të huaj të interesuar për të investuar në sektorin BPO në Shqipëri.

Koordinimi mes aktorëve përfshin shërbime, shkëmbime informacionesh dhe promovim për të tërhequr investitorë të huaj në sektorin BPO. Koordinimi është i rëndësishëm që investitorët e huaj të marrin informacionet gjithëpërfshirëse dhe shërbimet në kohën e duhur.

ABSA jep informacion dhe ofron shërbimin e regjistrimit të ndërmarrjeve të reja, ndërsa Manoolia promovon Shqipërinë si destinacion duke përdorur teknologji siç është optimizimi i motorëve të kërkimit. Ky koordinim u pa në veprim gjatë rastit të një vizite në vendin tone të një investitori ndërkombëtar I cili po eksploron Shqipërinë si destinacion për të investuar në një kompani të re BPO.

Ky investitor mësoi për Shqipërinë si destinacion përmes portalit invest-in-albania.org dhe mori informacion për avantazhet e Shqipërisë gjatë një vizite në Shqipëri më 27 shkurt 2020, menjëherë sapo ajo shfaqi interes. Partnerët Risi janë në kontakt të rregullt me ​​investitorin për ta mbështetur atë gjatë të gjitha fazave të investimit.