ABSA, Shoqata Shqiptare e Shërbimeve të Biznesit përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën SSOW SHARED SERVICES në PRAGË 14-17 Tetor, 2019. ABSA loboi gjatë këtij panairi  të kthejë vëmendjen e investitorëve të huaj drejt Shqipërisë për të nxitur investimet dhe për të zhvilluar sektorin e Transferimit të Proceseve të Bizneseve, të njohura në gjuhën teknike si BPO.

ABSA promovoi Shqipërinë duke theksuar avantazhet kryesore që e bëjnë konkuruese në këtë sektor vendin tonë. “Prezantimi i Shqipërisë dhe shërbimeve që ofrojnë anëtarët e shoqatës sonë në këtë aktivitet pati mjaft interes dhe ne presim një rritje të investimeve në vijim” – u shpreh Arjodida Raboshta kreu i  ABSA.

Shqipëria ka një nga popullsitë më të reja në Europë, Të rinj janë të mirëedukuar dhe flasin disa gjuhë të huaja, Kostoja e fuqisë punëtore është e ulët, E klasifikuar në vendin e 8-të në botë në “Mbrojtjen e Investitorëve në Minoritet”, Nga vendet më lehtësisht të aksesueshme në rajonin europian përsa i përket rregullave për vizat dhe lejet e punës, Ndër destinacionet BPO nearshore më ekonomike, Inovacioni është një nxitës i vërtetë i progresit, ishin disa nga avantaxhet e prezantuara.

Panairi ishte një mundësi e mirë për rrjetëzim dhe gjetjen e klienteve të rinj nga 4 anëtarët e ABSA që morën pjesë të cilët promovuan shërbime në fushat e Digital Marketing, IT & Inovacion dhe Asistencë Virtuale.