Nga mbledhja e bimëve të egra aromatike mjekësore drejt kultivimit
Emanuel Çela një fermer 35 vjeçar nga Tepelena jeton me familjen e tij prej 5 anëtarësh në fshatin Hormovë në Tepelenë, në jug të Shqipërisë. Të ardhurat e tyre të vetme sigurohen nga biznesi i bimëve aromatike mjekësore. Së bashku me gruan dhe vëllain e tyre, ata kanë mbledhur për shumë vite bimë medicinale dhe i kanë tharë në kushtet e shtëpisë.
Kohët e fundit biznesi i tyre familjar si grumbullues rajonal ka ndryshuar nga një model i vjetër i mbledhjes së këtyre bimëve në një model të mbështetjes së fermerëve për procesin e kultivimit dhe tharjes. Tharja e bimëve është bërë më parë nga vjelësit individualë në kushte jo shumë të favorshme që ka ndikuar në cilësinë e bimëve dhe çmimit gjithashtu.
Situata ndryshoi gjatë vitit 2019. Besnik Koçi një sipërmarrës i ri nga Lushnja, themelues i kompanisë eksportuese BioBes investoi dhe mbështeti mbledhësit rajonalë si Emanueli për të ndërtuar një dhomë moderne të tharjes në Tepelenë. Dhoma e tharjes është ndërtuar në pronën e Emanuelit dhe po i shërben jo vetëm furnizuesve të BioBes, por edhe për eksportuesve të tjerë të zonës.
“Kompania jonë vendosi të investojë më afër fermerëve dhe korrësve. Kemi nevojë të madhe për të investuar më shumë në linjat tona të përpunimit, por vendosëm të mbështesim përmirësimin e cilësisë së bimëve aromatike mjekësore dhe të stimulojmë kultivimin” . Jemi të lumtur që mbështesim dhe krijojmë mundësi punësimi për këta njerëz, shumica e të cilëve janë të kthyer nga migracioni dhe të rinjtë në zonat rurale, të cilët janë të interesuar të kultivojnë MAP me vlerë të lartë ”, – thotë Besnik Koçi.
Me një risi të tillë, jeta e Emanuelit ka ndryshuar gjithashtu. Tani ai ka një kamion të vogël dhe ndihmon fermerët dhe grumbulluesit e zonës të sigurojnë bimë cilësore.
“Dhoma e tharjes e cila u prodhua për herë të parë nga kompania shqiptare E.M.SH ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e bimëve dhe si unë ashtu edhe fermerët e tjerë kemi rritur njohuritë për teknikat e duhura të korrjes. Biobes ofroi mbështetje përmes stafit, inpute dhe kontrata për fermerët që janë të interesuar të kalojnë nga korrja e egër në kultivim” – thotë Emanuel.
Praktikat e tharjes ndikojnë në cilësinë e produktit të destinuar për eksport dhe stimulojnë më shumë kultivimin. Standardet e ulëta të tharjes ndikojnë drejtpërdrejt në çmim. Rritja e cilësisë do të thotë të ardhura më të larta për eksportuesit dhe fermerët.
Kalimi nga vjelja e egër drejt kultivimit në Tepelenë falë investimeve të BioBes rezultoi në krijimin e një grupimi, klaster në Tepelenë me përfaqësues të ndryshëm nga fermerë, eksportues dhe bashkisë me qëllimin për të adresuar vështirësitë kryesore të sektorit të bimëve aromatike mjekësore. Falë këtyre shembujve pozitivë dhe prezantimit të zgjidhjeve inovative ne mund ta bëjmë sektorin më tërheqës për të rinjtë, duke ofruar më shumë mundësi për punësim.