Programe të reja televizive dhe mediave online mbi orientimin e karrierës për të rinjtë
Risi ka mbështetur 3 produkte të reja mediatike(TV dhe online) të fokusuara mbi orientimin e e karrierës për të rinjtë dhe prindërit e tyre në Shqipëri. Kjo mbështetje është pjesë e strategjisë së Risisë për të nxitur median që të luajë një rol të vazhdueshëm mbi orientimin e karrierës për të rinjtë dhe punësimin e tyre.
Cdo të dielë, vajza dhe djem të reja morën pjesë në garë dhe u përballën për të qenë “Më i miri në vend” përmes një maratone profesionesh si kamarier, barist, recepsionist, menaxher etj, duke informuar, por edhe duke ndryshuar perceptimin për profesione të ndryshme. Ky TV show nisi në prill dhe transmetohet në Televizionin Publik Shqiptar me autore Iva Mera. Episodet e plota i gjeni KËTU.
Një format interesant që ka tërhequr vëmendjen e të rinjve, sipërmarrësve dhe ekspertëve të fushës është “Think Big” nga Business Mag. Përmes kanalit online ky program i ri vjen në një format përmes historive personale të sipërmarrësve të suksesshëm duke edukuar, frymëzuar, mbështetur dhe fuqizuar të rinjtë për të marë vendimet e duhura për karrierën e tyre. Episodet e plota i gjeni KËTU.
“Puna që dua” – është një format i përjavshëm televiziv prodhuar nga një televizion i cili ka audiencë dhe fokus primar të rinjtë, INTV. Ky program sjell eksperiencat nga një ditë pune në kushte reale, teksa të rinjtë garojnë për të fituar një vend pune. Të gjitha historitë i gjeni KËTU.
Këto programe vazhdojnë transmetimet deri në fund të muajit korrik dhe do të vijojnë sezonin e ardhshëm, pasi interesi i audiencës është shumë i madh.