Çfarë mund të bëjmë që turistët të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri, të vizitojnë edhe zonat e thella rurale dhe të vijnë përgjatë gjithë vitit, sikundër bëjnë kur vizitojnë Zvicrën? Ne po pilotojmë një nismë binjakëzimi dhe shkëmbimi eksperiencash mes sipërmarrjeve nga Zvicra dhe Shqipëria në kuadër të stratëgjisë “100 Fshatrat”.

Gjatë muajit mars, 13 biznese agroturizmi nga inisiativa #100fshatrat po vizitojnë bizneset zvicerane për të parë praktikat më të mira dhe për të krijuar ura bashkëpunimi mes njëri-tjetrit. Ky është grupi i 2-të që po përfitojnë nga kjo inisiativë.

Gjatë muajit dhjetor 2018, 4 përfaqësues të sipërmarrjeve nga fusha e turizmit shkuan në Zvicër për të mësuar më shumë rreth një prej fushave që ekspertët zviceranë identifikuan me shumë potencial për zhvillim të mëtejshëm në vend, hipizmin.

“Caravan Horse Riding Albania synon ta shndërrojë Gjirokastrën , zonën ku ne punojmë, në një atraksion turistik për kalërues nga e gjithë bota. Ne ofrojmë ture afatgjata në natyrën e egër dhe pas vizitës sonë në Zvicër synojmë të krijojmë edhe shkollën e kalërimit” – tha Kristina Fidhi nga Caravan Horse Riding Albania.

Kjo inisiativë nisi me një vizitë të 8 sipërmarrësve zviceranë nga fusha e turizmit në Shqipëri, të cilët takuan 40 sipërmarrës vendas që operojnë në fushën e turizmit me potencial të lartë për të shkëmbyer eksperienca me bizneset zvicerane të së njëjtës veprimtari.