Investime të reja dhe mundësi punësimi për të rinjtë në sektorin e BPO-ve
Fusion BPO Services, një emër lider në tregun botëror të Industrisë së Nënkontraktimeve të Shërbimeve të Biznesit (BPO) vjen në Shqipëri! Kompania ka nisur tashmë aktivitetin e saj me 25 të punësuar në Shqipëri dhe planifikon ta çojë këtë numër në 300 të punësuar deri në fund të vitit 2019.
Ky është një lajm shumë i mirë për instrinë BPO në Shqipëri dhe për reputacionin e vendit në tregun ndërkombëtar të BPO-ve. “Jemi shumë të kënaqur të shikojmë se investimi i RisiAlbania në promovimin e këtij sektori në tregjet e huaja po jep frute, duke sjellë përfitime për punësimin e të rinjve”- vlerëson Andi Stefanllari, menaxher për sektorin TIK pranë RisiAlbania.
Në këtë rast projekti mbështeti Shoqatën Shqiptare të Shërbimeve të Biznesit (ABSA) dhe Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve të Huaja (AIDA) me forcimin e kapaciteteve duke ofruar shërbime njohëse për investitorët e huaj si Fusion BPO. Partnerët e Risi ndihmuan kompaninë Fusion BPO Services me shërbime të ndryshme si promovimi i avantazheve të Shqipërisë, si të besh biznes në Shqipëri, lidhja me aktorët vendas dhe punësimi i stafit.
Nga ana e saj kompania Fusion e konsideron Shqipërinë një desninacion shumëgjuhësh në Evropë me kosto efektive dhe i pasur në burime njerëzore që mbështet klientët e saj në shumë gjuhë të botës.
Ndërsa industria e BPO-ve konsiderohet si një ndër industritë me rritje më të shpejtë në botë, Shqipëria vlerësohet si një vendet më premtues jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropën Qëndrore. Shumë kompani të mëdha që operojnë në këtë sektor janë njëkohësisht punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Risi beson se se zhvillimi i mëtejshëm i këtij sektori do të sjellë avantazhe për punësimin e të rinjve, karrierën e tyre dhe do të tërheqë më shumë investime të huaja në vend.
Lexoni më shumë rreth sektorit të BPO-ve në Shqipëri KETU