Krijojmë një platformë online trajnimi në sektorin TIK dhe forcojmë ofertën e trajnimit
Për herë të parë në vendin tonë Tirana Center of Technology (TCT), një ofrues trajnimi me potencial të lartë në sektorin TIK, në bashkëpunim me RisiAlbania po zgjeron ofertën e trajnimit online. Klasa e parë virtuale u krijua duke u mundësuar studentëve jashtë Tiranës për të siguruar cilësi të lartë në ofrimin e trajnimeve në sektorin ICT, i cili nuk mundësohej në këto zona, duke mos i shtuar kosto extra dhe madje me kosto më të ulta.
Kjo platformë inovative u mbështet duke përditësuar kurrikulën sipas kërkesës së punëdhënësve, instruktorëve cilësorë, aktiviteteve të marketingut të cilët përmirësojnë performancën e kurseve që zhvillohen në qendër. TCT ka forcuar ofertën e traajnimit duke ndërtuar marrëdhënie me punëdhënësit për të siguruar punësimin e të rinjve të trajnuar.
“Për ne bashkëpunimi me RisiAlbania drejt trajnimit online në IT është një udhërrëfyes për planifikimin e biznesit dhe një qasje strategjike drejt realizimit me sukses të kësaj sipërmarrjeje” – thotë Rezart një nga themeluesit e TCT-së.
Që prej qershorit 2018 me nisjen e bashkëpunimit me RisiAlbania, TCT ka dizenjuar 8 kurse online në IT përmes platformës virtuale. Kurset e ofruara në qendër po operojnë me kapacitetin e plotë të pjesëmarrësve. Deri ne fund të vitit 2018 TCT raporton 108 persona të trajnuar më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.