Trajnojmë dhe punësojmë më shumë studentë në sektorin e turizmit
Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqënies (SHUM), e krijuar dhe e përkushtuar për të të promovuar traditat vendase të të ushqyerit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në sektorin hoteleri-turizëm, në bashkëpunim me RisiAlbania po zhvillon një strategji marketingu për të trajnuar dhe punësuar më shumë studentë.
Ndër shërbimet që ofron SHUM janë: kurset profesionale në grup, trajnime të personalizuara profesionale, ndërmjetësim dhe punësim i të trajnuarve, aistencë në krijimin e startup-eve të reja për hoteleri dhe trajnimi i stafit etj. SHUM organizon gjithashtu seminare dhe masterclass-a me shefa vendas dhe të huaj.
Sa i takon nivelit të lartë të papunësisë mes të rinjve në vend SHUM ofron një propozim të vlerës së veçantë për kualifikimin, çertifikimin dhe punësimin e tyre.
SHUM ka përqindjet e punësimit në nivelin 100% për të porsadiplomuarit deri në 3 muaj pas përfundimit të kursit falë lidhjeve që ka vendosur me punëdhënësit. Ai ofron gjithashtu intershipe të paguara për studentët gjatë periudhës së trajnimit, duke bërë të mundur në këtë mënyrë edhe shlyerjen e detyrimit të kursit përgjatë kësaj periudhe. Kjo skemë mer shumë rëndësi kryesisht për grupet e margjinalizuara dhe të rinjtë që kanë vështirësi financiare.
Strategjia e marketingut do të eskpozojë pikat e forta dhe vecantitë e SHUM, duke rritur kërkesën për trajnim e për rrjedhojë duke trajnuar më shumë të rinj dhe të reja.