Projekti RisiAlbania mes praktikave më të mira në Ballkanin Perëndimor që kontribuon në punësimin e të rinjve
Projekti RisiAlbania u përzgjodh si një ndër projektet më inovative në vendet e Ballkanit Perëndimor mes 21 projekteve të studiuara në 2018 nga organizata “Gratë e Ballkanit për Politikë të Re” në kuadër të projektit “Punësimi në Ballkan”.
Rasti i projektit inovativ RisiAlbania u prezantua nga stafi i projektit gjatë tryezës së rrumbullakët të organizuar në Beograd, Serbi më 27 dhe 28 nëntor mes 8 praktikave/projekteve më të mira të përzgjedhura nga Ballkani Perëndimor në fushën e punësimit të të rinjve.
Shembujt identifikuan praktikat dhe inisiativat më të mira që kontribuojnë në punësimin e të rinjve me një fokus të veçantë, të rejat.
Bazuar mbi shembujt e mbledhur nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor u identifikuan disa praktilka të mira se si të rrisim punësimin përmes edukimit, trajnimeve dhe kualifikimeve shtesë, rritja e njohurive dhe aftësive përmes praktikave në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kufizimi i ndasive në çështjet me bazë gjinore në sektorin TIK, krijimi i parteriteteve mes punëdhënësve, shoqërisë civile dhe institucioneve për të rritur punësimin e të rinjve si dhe shumë rekomandime të tjera që duhen adresuar.