AIMS International Albania & Kosova, me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, ndërmorën studimin ‘Zhvillimi dhe Riaftësimi i Fuqisë Punëtore në Mormalitetin e Ri”, gjatë muajit dhjetor 2020. Ky është studimi i parë në Shqipëri me fokus në ndikimin e COVID-19 në fuqinë punëtore dhe biznese të sektorëve të ndryshëm. Studimi u prezantua publikisht në 10 Shkurt, gjatë një webinar-i me pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm të biznesit, ofrues trajnimesh, ekspertë zhvillimi dhe aktorë të tjerë të interesuar.

VIDEO E PLOTË ME GJETJET

Qëllimi kryesor i studimit, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është të eksplorojë ndikimin e pandemisë në bizneset në Shqipëri dhe cilat ishin aftësitë më të kërkuara gjatë kësaj sfide globale. Për më tepër, studimi përqendrohet në aftësitë e reja të kërkuara nga punonjësit e të gjitha niveleve dhe kategoritë e reja të punës që do të krijohen në Shqipëri.

Raporti ofron informacion të thelluar rreth 6 grupeve të industrisë me potencialin më të lartë të punësimit për të rinjtë në Shqipëri përkatësisht: Outsourcing (BPO); Shërbimet bankare/financiare; Softëare development/IT Solutions; Marketingu  Dixhital / Web; Tregtia me pakicë/; Pasuri të paluajtshme; & Turiz etj. Ai gjithashtu përshkruan një seri rekomandimesh praktike se si menaxherët e biznesit mund të hartojnë planet e duhura strategjike në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të kapitalit njerëzor.

Pjesëmarrësit e këtij sondazhi janë/ndodhen në nivelet e larta të vendimmarrjes së biznesit në lidhje me kapitalin njerëzor, me të dhëna mjaft të vlefshme për të krijuar një pamje më të qartë të situatës aktuale dhe parashikimit të vendeve të punës dhe aftësive.

Riaftësimi dhe kualifikimi i mëtejshëm në realitetin shqiptar (Reskilling & Upskilling)

Siç tregon studimi, ritmet e shpejta të zhvillimeve të biznesit dhe ndryshimeve teknologjike gjatë pandemisë, kanë vendosur programe të zhvillimit/riaftësimit në qendër të të gjitha industrive në Shqipëri. Për të mbështetur biznesin e tyre, mobilizimi i talentit të brendshëm u identifikua si zgjidhja më efektive, me 44% të pjesëmarrësve që pohuan se planifikonin të kualifikonin forcën punëtore.

Aftësitë më të rëndësishme të nevojshme për t’u zhvilluar gjatë pandemisë për menaxherët dhe niveli e larta janë rezilienca / qëndrueshmëria dhe komunikimi / bashkëpunimi. Për nivelin e të diplomuarve, aftësitë më të rëndësishme janë fokusi ndaj klientit dhe fryma e skuadrës.

E ardhmja e punës në distancë: A do të qëndrojë puna në distancë në kompanitë shqiptare pas COVID?

Trendet tregojnë se puna në distancë është këtu për të qëndruar. Më shumë se gjysma e kompanive (51%) janë duke përqafuar një stil pune hibrid dhe 16.5% janë duke operuar plotësisht në distancë. Sfida e ardhshme e strategjive të të mësuarit dhe zhvillimit (L&D) është të identifikojë saktësisht aftësitë e fuqisë punëtore dhe të hartojë programe efektive të aftësimit.

Një pjesë e madhe e bizneseve në Shqipëri kanë investuar në transformimin dixhital para dhe gjatë pandemisë. Disa prej tyre pohuan se kishin filluar me proceset e transformimit dixhital para pandemise, si përshembull sektori bankar, BPO, TIK, por për disa të tjerë pandemia e ka përshpejtuar procesin e dixhitalizimit.

Nëse fokusohemi në gjetjet specifike për sektorë speifik, studimi tregon se Turizmi ka qenë industria më e prekur negativisht nga Covid-19, ndërsa sektori i BPO shënon shkallën më të lartë të punësimeve gjatë pandemisë. Këto gjetje mund të përdoren si një udhëzues nga drejtuesit për të hartuar plane strategjike për menaxhimin e Burimeve Njerëzore; profesionistët e strategjive të të mësuarit/aftësimit dhe zhvillimit (L&D), për të hartuar programe efektive zhvillimi, si dhe individët me qëllim të vetë-zhvillimit.

Studimi i plotë mund të aksesohet këtu