Projekti RisiAlbania synon të përmirësojë shërbimet e punësimit nga ofruesit publikë dhe privatë, për të pajtuar ofertën dhe kërkesën në tregun e punës e për të lehtësuar aksesin e të rinjve dhe të rejave tek vendet vakante të punës. Në kuadër të ndërhyrjeve të projektit, Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) po përmirëson shërbimet e tij për të zhvilluar më tej ndërveprimin me bizneset private; është trajnuar stafi i SHKP dhe janë identifikuar instrumente e qasje të reja që ju përgjigjen më mirë nevojave të punëkërkuesve dhe biznesit. Përveç kësaj, kompanitë private të rekrutimit dhe portalet online zhvillojnë shërbimet e tyre për të lehtësuar aksesin e punëkërkuesve dhe të punëdhënësve duke siguruar në të njëjtën kohë një biznes fitimprurës dhe të qëndrueshëm për ta.