Në Qershor, RisiAlbania dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) organizuan takime në pesë rajone turistike në vend ku morën pjesë më shumë se 150 përfaqësues nga sektori i turizmit dhe përfaqësues të Zyrave të Punës. Këto takime informuan për herë të parë bizneset në fushën e turizmit për shërbimet që ofrohen nga Zyra e Punës në lidhje me njoftimet dhe ndërmjetësimin e punësimit, trajnimin dhe Programet e Tregut të Punës (PTP). Këto takime ishin të vlefshme për të marrë feedback dhe rekomandime nga bizneset mbi nevojat e tyre dhe për mënyrën sesi mund të adresohen sa më mirë.
Diskutimet dinamike mundësuan që të identifikohen mospërputhjet midis shërbimeve ekzistuese që ofron SHKP dhe nevojave që kanë bizneset. Si rrjedhojë disa rekomandime iu paraqitën SHKP. Në muajt në vijim, RisiAlbania do t’a mbështesë SHKP për t’iu përgjigjur sa më mirë këtyre rekomandimeve.