RisiAlbania synon arritjen e një ndikimi në shkallë të lartë e të qëndrueshëm, në mënyrë që ndryshimet e bëra të vazhdojnë të jenë sistemike dhe të mbeten edhe pas përfundimit të projektit. Në funksion të këtij qëllimi, korniza e përgjithshme strategjike që udhëheq të gjitha partneritetet dhe veprimtaritë e projektit, ka në thelb qasjen për zhvillimin e tregut (MSD), të cilës shpesh i referohemi si M4P: “Making Markets Work for the Poor” ose në Shqip “Për Tregje Pune në Dobi të të varfërve”
Kliko këtu për më shumë rreth zhvillimit te tregjeve (MSD)
RisiAlbania promovon mundësi të barabarta pune si për gratë ashtu edhe për burrat – prandaj barazisë gjinore i jepet vëmendje e veçantë gjatë strategjive të ndërhyrjes dhe zbatimit. Projekti është një prej programeve pararojë që venë në zbatim direktivat e reja mbi “M4P dhe Fuqizimin Ekonomik të Grave” [Për më shumë rreth M4P]. RisiAlbania luan një rol konstruktiv në këtë drejtim, duke dhënë kontribut në mësimin dhe përshtatjen gjerësisht të këtyre direktivave.
Kliko këtu për më shumë rreth Barazisë Sociale dhe Gjinore
Efektshmëria e ndërhyrjeve të projektit RisiAlbania mbikqyret me kujdes jo vetëm për të raportuar rezultate të besueshme por veçanërisht për t’i dhënë mundësi procesit të të mësuarit dhe menaxhimit të projektit, e për të garantuar përshtatjen e vazhdueshme të strategjive sipas dinamikës së tregut.
Kliko këtu për më shumë rreth Matjes së Rezultateve