Politika e Debate

Projekti RisiAlbania synon që organizatat e Shoqërisë Civile, e në vecanti përfaqësuesit e Shoqatave të të Rinjve dhe të Sektorit Privat, të advokojnë për çështje të veçanta që lidhen me aksesin e të rinjve në tregun e punës dhe t’i diskutojnë këto çështje me politkbërësit për politika e praktika më të mira punesimi për të rinjtë.

Si mjet për arritjen e këtij qëllimi projekti përdor debate publike të cilat fokusohen në nevojat për aftësi e edukim, kushtet e punës, politikat e marrjes në punë dhe pushimit nga puna, aksesi tek njohuritë për kodin e punës nga ana e punëkërkuesve, puna e denjë, etj., si edhe shënjestrojnë veçanërisht grupet më në vështirësi, si për shembull vajzat dhe gratë në zonat rurale. Rezultatet e këtyre aktiviteteve ndërgjegjësuese japin kontributin e tyre në përmirësimin e politikave të punësimit të të rinjve apo programeve të mbështetjes për grupe të caktuara më në nevoje.

public debate 6 Labour market LMISP

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com