Partnerët

Gjatë zbatimit të strategjisë së saj, RisiAlbania punon nga afër me partnerë që e mbështesin në hartimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve. Këta partnerë ndihmojnë për të lehtësuar ndryshimet në treg, duke bashkëpunuar në faza të ndryshme të projektit.

Partneritetet me aktorë të ndryshëm të tregut zhvillohen në të njëjtën linjë me vizionin e projektit për të arritur ndryshime sistemike brenda sektorëve që targetohen. Partnerët e RisiAlbania, si pjesë përbërëse e sistemit të tregut, janë gur themeli i ndryshimeve që projekti synon të nxisë dhe përfaqësojnë shtysat kryesore të ndryshimit.

OSHB përfaqësojnë një prej partnerëve kryesorë të projektit. Ata janë pjesëmarrës kyçë si dhe shtysa të forta të ndryshimit brenda hapësirave të ndërhyrjeve të projektit. Me OSHB nënkuptojmë kompani të tilla si konsulencat e marketingut, institucionet financiare, agjencitë private apo publike, etj., që ofrojnë shërbime biznesi të tilla si mbështetje në shitje dhe marketing, shpërndarje informacioni, mbështetje ligjore, zhvillim aftësish, ndihmë financiare, etj..
Këtu, mes të tjerësh përfshihen përpunuesit e ushqimit, operatorët turistikë, qendrat “call center”, kompanitë e teknologjisë dhe informacionit, etj. të cilët përfitojnë nga shërbimet e përmirësuara të nxitura nga projekti. Si krijues parësorë të vendeve të punës për të rinjtë, ndërhyrjet tona synojnë të zhvillojnë nxitësit e tyre si dhe kapacitetet për ta rritur biznesin e tyre dhe për të investuar në hapjen e vendeve të punës.
RisiAlbania synon të përfshijë shoqata që lidhen me sektorë, industri dhe biznese për të lobuar drejt një mjedisi të favorshëm biznesi që stimulon rritjen. Ata mund të jenë veçanërsisht aktivë sidomos për sa i takon mbështetjes ligjore dhe ndërgjegjësimit të publikut. Këto shoqata kanë shumë anëtarë në rrjetet e tyre si në nivel rajonal ashtu edhe mbarëkombëtar dhe ofrojnë ekspertizë të njohur nga anëtarët e më gjerë.
Media luan një rol kyç në shpërndarjen e informacionit të duhur si për të rinjtë ashtu edhe për bizneset. Projekti bashkepunon me të gjitha llojet e mediave, me synimin për të trajtuar çështjet e punësimit për të rinjtë me kapacitete të përforcuara dhe kanale të reja.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) si dhe kompanitë private të rekrutimit janë kyçe në përmirësimin, përshtatjen dhe gjithëpërfshirjen e shërbimeve të ndërmjetësimit për vendet e punës. Si partnerë kyçë të RisiAlbania, së bashku ne synojmë përmirësimin e shërbimeve të ndërmjetësimit për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, si të atyre që janë të mirëpajisur me aftësitë e duhura ashtu edhe të atyre me aftësi të dobëta, si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane.

Organizatat e shoqërisë civile janë thelbësore në advokimin për kushte më të mira pune për rininë dhe ҫështja e aksesit në mundsitë e punësimit është gjithmonë e më shumë në rend të ditës për to. Në këtë kuptim, ato kërkojnë më shumë vende pune për të rinjtë, ndërmjetësim më të mirë dhe informacion të dobishëm mbi tregun e punës; ato jo vetëm që duhet t’i informojnë të rinjtë por në një situatë ideale duhet ti mbështesin për tu bërë më të punësueshëm.
Këtu përfshihen ministritë, agjencitë publike dhe autoritetet kombëtare që rregullojnë sektorët e ndryshëm ku operon RisiAlbania dhe që për këtë arsye janë partnerë të një rëndësie strategjike. Projekti siguron përfshirjen e të gjitha palëve publike të interesuara, veçanërisht në ndërhyrjet që synojnë ministritë e sektorëve përkatës (Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; Ministra e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave; Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit; Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, etj.). Institucionet publike përfaqësojnë po ashtu edhe aktorë aktivë, veçanërisht për sa i përket ndërhyrjeve që kanë të bëjnë me politikat dhe ndërgjegjësimin.
Në Shqipëri ka disa projekte të financuara nga donatorë në sektorë të veçantë mbi zhvillimin e bizneseve, çështjet e tregut të punës dhe punësimin e të rinjve. Së bashku me nismat që kanë për synim forcimin e Shoqërisë Civile, komuniteti i donatorëve mund të luajë një rol aktiv, veçanërisht në ndërhyrje që kanë të bëjnë me mbështetjen dhe debatin publik. RisiAlbania synon te sigurojë sinergjinë strategjike përmes dialogut të vazhdueshëm me të gjithë donatorët dhe projektet e rëndësishme.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com