RisiAlbania bashkëpunon shumë ngushtë me konsulentë, biznese, oganizata rinore dhe të shoqërisë civile, sektorin publik si edhe shumë partnerë të tjerë për të arritur qëllimin e krijimit të më shumë mundësive punësimi për të rinjtë. Së bashku me partnerët tanë, ne lehtësojmë zhvillimin e shërbimeve të përshtatshme të biznesit dhe shërbimeve financiare, informacionit dhe politikave që mbështesin rritjen e bizneseve dhe lehtësojnë aksesin e të rinjve shqiptarë në vende të reja pune. Për të përmbushur misionin tonë, ndër të tjera ne kryejmë hulumtime dhe trajnime si dhe lehtësojmë bizneset që të zhvillojnë produkte dhe shërbime të reja. Për të gjitha këto aktivitete ne kemi për qëllim të vendosim nje bashkëpunim të ngushtë me partnered tanë dhe ju mund të jeni një prej tyre!
Mundësi
Thirrje për propozime
Në këtë hapësirë të faqes sonë të internetit do të gjeni të gjitha thirrjet tona për propozime, për të cilat ju inkurajojmë të aplikoni dhe të na ofroni ekspertizën tuaj. Mirëpresim aplikimin tuaj.
Keni ju një ide?
A keni ndonjë propozim për të cilin mund të bashkëpunojmë? Ju lutemi na kontaktoni. Ekipi ynë do t’i shqyrtojë me shumë kujdes dhe do t’ju kontaktojë për më shumë informacion dhe të dhëna.
Vende të lira pune
Në këtë hapësirë do t’ju vemë në dijeni mbi çdo vend të lirë pune në RisiAlbania si edhe për çdo mundësi punësimi që mund të hapet në secilin prej tre sektorëve si pasojë e ndërhyrjeve tona.