Në 13 Maj 2014, projekti RisiAlbania dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi. Qëllimi i këtij Memorandumi Bashkëpunimi ishte caktimi i kushteve dhe kritereve të bashkëpunimit midis RisiAlbania dhe SHKP, me synimin për të rritur bashkëpunimin e SHKP me bizneset.
Organizimi i përbashkët i forumeve, me pjesmarrjen e përfaqësuesëve të Zyrave të Punës dhe bizneseve turistike në 6 rajone të vendit, shënon fillimin e bashkëpunimit midis RisiAlbania dhe SHKP. Forumet do të shërbejnë (i) për të informuar bizneset në fushën e turizmit mbi ofertën e Zyrës së Punës në lidhje me informacionin e punësimit dhe ndërmjetësimit, trajnimit dhe mënyrës sesi mund të përfitojnë prej programeve aktive të tregut të punës dhe (ii) për të marrë vlerësime (feedback) dhe rekomandime nga bizneset për mënyrën sesi mund të ndërlidhen më mirë nevojat e tyre.
Outputet e pritura prej këtyre forumeve vijojnë si më poshtë:
- Identifikimi i dobësive në bashkëpunimin midis Zyrës së Punës dhe bizenseve në fushën e turizmit
- Konsolidimi i një platforme bashkëpunimi për të ardhmen në nivelin rajonal/sektorial për të adresuar pikat e dobëta bazuar në vlerësimin e vazhdueshëm të bizneseve.
- Eksplorimi I mundësive për të aplikuar këtë taktikë në sektorë të tjerë.
RisiAlbania do të mbështesë organizimin e forumeve të tilla përmes lehtësimit në aspektin e konceptimit dhe logjistikës, më një fokus të vecantë në përmbajtje në mënyrë që të mundësojë SHKP që në të ardhmen t’i realizojë këto evente në mënyre individuale për të marrë vlerësim të vazhdueshëm nga bizneset private dhe t’i përdorë ato për të përmirësuar ofertën. Në kuadër të iniciativave të lartpërmenduara, pritet prej SHKP një plan konkret për të adresuar cështjet e ngritura nga bizneset në lidhje me shërbimet e Zyrës së Punës dhe krijimi i një mekanizmi për vlerësimet.