RisiAlbania po prezanton një kulturë të re në media, duke sjellë shpërndarjen e informacionit për tregun e punës në fokusin e medias. Projekti mbështet organizatat mediatike në mënyrë që të jenë në gjendje të krjojnë produkte tërheqëse per te rinjte ne lidhje me tregun e punes, duke rritur kështu audiencën dhe te ardhurat e tyre. Vetëm kështu kjo risi mediatike do të jetë e qëndrueshme në treg dhe do tju shërbejë vazhdimisht të rinjve dhe vetë medias si biznes.
Në këtë kuadër RisiAlbania mbështet mediat duke zhvilluar më tej kapacitetin e gazetarëve dhe korrespondentëve për të raportuar në lidhje me çështjet e tregut të punës, si dhe në prodhimin e formateve te reja informuese të tregut të punës dhe marketimin e tyre. Synimi është zhvillimi i një modeli fitimprurës biznesi bazuar tek informacioni për tregun e punës, në mënyrë që informacioni për orientimin në karrierë dhe tregun e punës të kthehet në një komponent të rregullt të medias, i cili informon të rinjte dhe prindërit e tyre në mbarë Shqipërinë, sidomos në zonat rurale, ku nevoja për një informacion të tillë është edhe më e madhe.
Kliko këtu për të lexuar blogun mbi Mundësitë Ekonomike për të Rinjtë