Matja e rezultateve

RisiAlbania përdor Standardin për Matjen e Rezultateve nga Donor Committee for Enterprise Development (DCED), i njohur si një nga kornizat më të besueshme dhe më efektive në matjen e rezultateve. Ky standard iDCED ofron një metodologji përmes së cilës RisiAlbania ka mundësi që këto ndryshime t’i lidhë dhe t’ia u atribuojë qartë ndërhyrjeve të veta në nivele të ndryshme.

Ne kete kuader, RisiAlbania zhvillon një mjet të efektshëm të menaxhimit të brendshëm që mbështet stafin në marrjen e vendimeve bazuar në rezultate, në të gjitha strategjitë e projektit. Sistemi mbikqyrës nga RisiAlbania siguron që përkatësia gjinore të dokumentohet mirë dhe të merret parasysh.

Gjatë kohëzgjatjes së projektit, RisiAlbania po zhvillon një sistem solid të matjes së rezultateve, për të cilin kapacitetet e stafit dhe të partnerëve janë një përbërës thelbësor. RisiAlbania bashkëpunon nga afër me projekte të ngjashme të punësimit të të rinjve në rajon, duke përfituar nga nismat e përbashkëta dhe shkëmbimet pozitive rajonale.

Mbi Standartin DCED

  • Artikulimi i Zinxhirit të Rezultateve
  • Përcaktimi i indikatorëve të ndryshimit
  • Matja e ndryshimeve në indikatorë
  • Identifikimi i ndryshimeve të mëdha ne system apo treg
  • Ndjekja e kostove të programit
  • Raportimi i rezultateve
  • Menaxhimi i sistemit për matjen e rezultateve

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com