M4P (Making Markets Work for the Poor) ose në Shqip “Zhvillimi i Tregjeve” mund të zbatohet në disa sektorë të ndryshëm, që nga zhvillimi ekonomik e deri te shërbimet publike (të tilla si arsimi apo shërbimet e punësimit publik). Në mënyrë që të pranohet si një partner i besueshëm për rritje, tek i cili mund të mbështetesh, RisiAlbania udhëhiqet nga parime themelore të qarta të cilat janë nënvizuar edhe më tej në linkun: ‘M4P operational guide’:
Korniza e M4P
RisiAlbania kupton se aktiviteti i sektorit privat varet nga një sërë faktorësh në sistemin e gjerë dhe se dhënia e zgjidhjeve të menjëhershme bizneseve nuk zgjidh kufizimet e theksuara në sistemin e gjerë. Kështu, RisiAlbania kerkon partneritete që çojnë drejt ndryshimeve më të gjera sistematike rreth bizneseve në sektorë të veçantë për një ndikim në shkallë të gjerë dhe të qëndrueshëm.
Duhet themeluar një vizion të qartë për ndryshim të qëndrueshëm mbi kapacitetet dhe nxitjet e lojtarëve të tregut, i cili duhet t’u japë përgjigje dy pyetjeve: a) kush i kryen – dhe b) kush paguan për funksionet apo shërbimet e nevojshme për performancën e përmirësuar të sektorit privat? Çështjet e qëndrueshmërisë janë në thelb të qasjes që RisiAlbania ka ndaj punësimit të të rinjve; rishikimet e shpeshta strategjike ndihmojnë që ndryshimi të mbetet aty.
Hulumtimet dhe analizat janë të domosdoshme për të kuptuar shkaqet kryesore të performancës së dobët si dhe për t’i drejtuar partnerët drejt arritjes së ndryshimeve të qëndrueshme; informacioni është mjeti më i fuqishëm në duart e RisiAlbania pasi vendos besueshmëri kundrejt partnerëve. Kështu RisiAlbania aplikon një qasje shkencore ndaj ndërhyrjeve për zhvillim ndërsa plani për ndërhyrje është qartazi i bazuar në një kuptim të mirëfilltë të kontekstit të veçantë të nënsektorit të synuar.
RisiAlbania rivlerëson në vazhdimësi nëse ndërhyrjet e saj çojnë në objektivat e dëshiruara, si dhe përshtat strategjitë aty ku është e nevojshme për të patur efektshmëri së më të lartë. RisiAlbania përdor një sistem vlerësimi dhe mbikqyrjeje i cili krijon një atribut të besueshëm ndërmjet ndërhyrjeve dhe ndikimit të tyre dhe në veçanti fokusohet në kapjen e ndryshimeve në nivel sistemi.
Ndërsa nxit proceset e ndryshimeve, RisiAlbania përdor një qasje lehtësuese që thekson pronësinë vendase mbi proceset e ndryshimeve. Për t’u siguruar që ndryshimet dhe përfitimet prej tyre të influencojnë sa më shumë vetë, ndërhyrjet gjithmonë ndjekin një rrugë drejt grumbullimit (crowding-in).
Krijimi i mundësive për punësimin e të rinjve kërkon një përzierje kontributesh (shërbime këshilluese dhe financiare, klimë të mirë biznesi) të cilat integrohen në mënyrë të tillë që të formojnë një ekosistem që ofron mundësi.