Në përfundim të një studimi dy mujor, në 12 Shtator 2014, u realizua prezantimi i gjetjeve mbi sezonalitetin e sektorit të agro-përpunimit. Qëllimi i këtij studimi ishte informimi i institucioneve financiare mbi sezonalitetin e agro-përpunuesëve, me synimin për të mbështetur bankat në ofrimin e produkteve të përshtatura si përshembull kredi për agro-përpunuesit. Prezantimi u fokusua në paraqitjen e sezonalitetit të 12 nën-sektorëve si: qumështi, vaji i ullirit, bimët medicinale, peshkimi, frutat dhe perimet etj. Këta nën-sektorë u konsideruan me interes prej institucioneve financiare.
Në event morën pjesë 17 persona, tetë prej të cilëve ishin përfaqësues të bankave të ndryshme, pesë ishin prej institucioneve mikro-financiare dhe katër të tjerë ishin konsulentë për sektorin e agro-përpunimit. Në fund të eventit, pjemarrësit u shprehën se informacioni i dhënë gjatë prezantimit ishte shumë i dobishëm, sidomos në një kohë kur bankat dhe agro-përpunuesit kanë filluar të bashkëpunojnë më tepër. U ra dakort që stafi i RisiAlbania do të zhvillojë takime individuale me bankat për t’u ofruar ndihmën e duhur në dizenjimin e produkteve më të mira për agro-përpunuesit.