Më 26 Maj 2014 projekti RisiAlbania nënshkroi një kontratë bashkëpunimi me BiznesAlbania. Objektivi i përgjithshëm i këtij bashkëpunimi është implementimi i suksesshëm i iniciativës “Risi për Marketingun” (RIMA), e cila synon angazhimin e firmave kryesore në sektorin e agro-përpunimit dhe të ofruesve të shërbimeve të marketingut për bizneset në gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme për të zhvilluar dhe siguruar shërbime adekuate marketingu brenda sektorit, dhe së fundmi për të cuar në krijimin e vendeve të reja pune në sektorin e agro-përpunimit në Shqipëri.
Nga puna kërkimore në fushën e agro-përpunimit, Risi zbuloi se tregu midis Ofruesve të Shërbimit të Marketingut (OSHM) dhe Agro-Përpunuesve (AP) është shumë i limituar: ka një kërkesë – ofertë të dobët për shërbime marketingu.
Me qëllim për të punuar mbi këtë kërkesë – ofertë të dobët RisiAlbania hyri në marrëveshje me Biznes Albania për të planifikuar dhe implementuar një ndërmjetësim i cili do të bënte të mundur të funksiononte tregu midis AP-ve dhe OSHM-ve në dobi të rritjes së biznesit të tyre. Dhe kjo do të përkthehej më pas në më shumë mundësi punësimi si dhe më shumë investime nga AP-të dhe OSHM-të.
Biznes Albania do të ketë rolin e lehtësuesit në iniciativën RIMA me qëllim përmirësimin e ndërveprimit midis të dy kaheve të tregut (kërkesë – ofertë). Nëpërmjet trajnimit dhe instruktimit dhënë OSHM-ve (ofertë) për përmirësimin e kapaciteteve të tyre dhe ofrimin e një konsulence specifike për AP-të (kërkesë) dhe nëpërmjet aktiviteteve ndërgjegjësuese me AP-të, ndërmjetësimi do të trajtojë problemet kryesore që pengojnë këtë treg të përmirësojë funksionimin dhe përfitimet e tij.