“Drejt Formalizimit të Sektorit të Bujqësisë për më shumë Rritje Ekonomike, Investime dhe Punësim” ishte forumi qe solli së bashku në Tiranë më 2 Dhjetor 2015 ekspertët, hartuesit e politikave, vendimmarrësit, agrobiznesin dhe ofruesit e shërbimeve, për çështjen e ndjeshme të formalizimit dhe mbështetjes për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend. Serioziteti dhe maturia në kryerjen e procesit të formalizimit dhe zgjidhjet inovative -si rregjistri dhe karta e fermerit- ishin në fokus të diskutimeve të forumit. Vetë përfaqesuesit e biznesit shprehën bindjen se adresimi serioz i këtyre çështjeve do të ketë padyshim ndikim mjaft pozitiv në zhvillimin ekonomik të sektorit të bujqësisë në vend.

Në kuadër të mbështetjes ndaj shoqatave të biznesit në sektorin agro-përpunues, për të advokuar në përmirësimin e klimës së biznesit në këtë sektor, projekti RisiAlbania i financuar nga Qeveria e Zvicrës, mbështeti dialogun e forumit “Drejt Formalizimit të Sektorit të Bujqësisë për më shumë Rritje Ekonomike, Investime dhe Punësim” dhe shprehu interesin në vijemësi për të vlerësuar një kontribut të vetin për hapa të caktuar të procesit të formalizimit në sektorin e bujqësisë – sikurse u shpreh edhe drejtuesja e projektit Edlira Muedini – hapa që do të ndikojnë thellësisht në punësimin e  të rinjve.

Formalizimi i sektorit të bujqësisë i pare si garanci për më tepër rritje ekonomike, investime dhe punësim pati mbeshtetjen unanime nga shoqatat Biznes Albania dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, që pranuan se ky proces është jo vetëm një hap i rendësishëm dhe i nevojshëm por madje i vonuar.

Në të njejtën kohë, duke patur parasysh kompleksitetin që ky sektor paraqet, forumi bëri thirrje që formalizimi i tij te jete nje proces i matur dhe i menduar mire, për të qënë sa më i kuptueshëm dhe i thjeshtë në zbatim, njëherësh tërheqës dhe pa pasoja financiare; madje dobiprurës për te gjithe fermerët dhe agropërpunuesit ne vend.

Në shërbim të kësaj ideje, Luan Bregasi e Agim Rrapaj (përkatësisht drejtues të Biznes Albania dhe Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar) bënë thirrje për një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe bizneseve private në kuadër të formalizimit të sektorit te bujqesise, dhe paraqitën në këtë kuadër nismën për të regjistruar dhe pajisur fermerët me karta elektronike. Këtë nismë e mbështeti edhe vetë Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf, i pranishëm në forum, i cili vuri theksin tek rëndësia që kanë regjistri dhe karta elektronike për fermerët, si mjete të dobishme dhe inovative për të kontribuar në zhvillimin dhe reduktimin e informalitetit në sektorin e bujqësisë. Ambasadori Graf thekesoi se një hap i tillë përmirëson kuadrin e kushteve në të cilat agrobizneset operojnë, dhe njeheresh rekomandoi kujdes në qasjen sipas së cilës do të zbatohet procesi i formalizimit.

 “Mënyra më e përshtatshme për zbatimin në praktikë të thirrjeve të vazhdueshme të qeverisë, për shtim te investimeve në bujqësi dhe agrobiznes, për ta formalizuar dhe fituar betejën kundër informalitetit në  këtë sektor, realizohet vetëm  përmes bashkëpunimit ndërmjet organeve shtetërore dhe më konkretisht Agjencisë së Pagesave dhe shoqërisë civile në tërësi” theksoi ne fjalen e tij Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi.

Duke prezantuar objektivat dhe synimet e programit të shpërndarjes së karburantit me çmim të reduktuar për fermerët, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj, vuri theksin te disa nga përfitimet si: punimi dhe kultivimi me mekanikë bujqësore i 100 mijë ha toke të lënë djerrë, rritja e të ardhurave bruto prej 100 milion $ në një vit bujqësor, reduktimi i shpenzimeve në sektorin e mekanikës bujqësore në shumën 50 milion $ në nje vit bujqesor, rritja 3 herë e rendimentit në serat me ngrohje krahasuar me rendimentin e marrë vitet e fundit, hapja e 100 mijë vendeve të reja pune, nga të cilat 10 mijë për moshat e reja qe janë rikthyer në Shqipëri nga vendet e Perëndimit si pasojë e krizës ekonomike, pesefishimi i  financimit ne bujqësi dhe agropërpunim si edhe kijimi i statistikave reale.

Nga ana e tij, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, tha se bujqësia në përgjithësi ka pasur një rritje prej 8.1% në vitin 2015 krahasuar me vitin 2014, ndërsa disa eksporte janë rritur me mbi 40%. “Unë e konsideroj takimin e sotëm me shumë vlerë, pasi ai synon pikërisht krijimin dhe konsolidimin e partneritetit publik – privat si pjesë e qëndrueshme e zinxhirit të vlerës”, shtoi Panariti.

Nga bota akademike forumin e përshëndeti Dekani i Fakutetit të Ekonomisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Prof.Dr. Bahri Musabelliu. Ai shprehu gatishmërinë e qarqeve akademike të fushës së bujqësisë në përgjithësi dhe ekonomsë bujqësore në veçanti për një mbështetje të vazhdueshme e të qëndrueshme te procesit te formalizimit. Dr. Musabelliu tha se përpunimi i të dhënave dhe hartimi i udhëzimeve teknike e analizave ekonomike të proceseve të prodhimit bujqësor dhe agropërpunimit, në të gjithë hallkat e zinxhirit përkatës të vlerave, e bëjnë këtë sektor më efikas dhe fitim-prurës për fermerët dhe agropërpunuesit, pasi vetëm kështu sektori i bujqesise mund të jetë tërheqës për te rinjte e te rejat.

DSC_4423

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com