RisiAlbania është duke kryer një analizë të hendekut të aftësive në sektorët e Turizmit, Agro-përpunimit dhe TIK. Analiza do të fokusohet në identifikimin e aftësive për të cilat ka kërkesë nga kompanitë private, identifikim të aftësive që ofrohen nga trajnues të ndryshëm dhe programet e tyre dhe identifikim të shkaqeve që cojnë në këtë hendek . Analiza do të përmbyllet me rekomandime për ndërhyrje në mënyrë që të adresohet ky hendek. Analiza do të zhvillohet përmes intervistave të drejtpërdrejta me përfaqësues të sektorit privat, trajnues dhe aktorë të ndryshëm.

Rezultatet e intervistave janë verifikuar në workshope me përfaqësues prej secilës industri. Dy workshope janë realizuar për sektorin e turizmit dhe agro-përpunimit. Në secilin prej tyre kanë marrë pjesë rreth 15 përfaqësues të kategorive të ndryshme si eskpertë, përfaqësues të shoqatës, ofrues trajnimesh dhe kompani private.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com