- RisiAlbania garanton vëmendje të vecantë ndaj përkatësisë gjinore në të gjitha studimet dhe hulumtimet e ndërmara, për identifikimin e nevojave të veçanta me bazë gjinore, pengesave, dhe barrierave në punësimin e të rinjve. Kjo kërkon nga ata që janë të përfshirë në këto hulumtime që të kenë parasysh specifikat e çështjeve gjinore si dhe të zotërojnë aftësitë e duhura për të nxjerrë në pah gjetjet me bazë gjinore si dhe rekomandimet në përgjigje të këtyre gjetjeve.
- Pjesëmarrja e grave në masat për zhvillimin e kapaciteteve si edhe në proceset e dialogjeve për politikat mbikqyret kohë pas kohe dhe në vazhdimësi nëpërmjet mbledhjes së të dhënave të ndara sipas përkatësisë gjinore.
- RisiAlbania prezanton mekanizma dhe procedura të cilat bëjnë të mundur mbikqyrjen dhe qasjen nga ana e grave dhe burrave në fushën e inovacionit teknik, financës dhe mundësive për t’u përmirësuar në të ardhmen. Pabarazitë në disproporcion të identifikuara ndërmjet përfituesve (gra e burra) kërkojnë për rrjedhojë identifikimin e arsyeve të theksuara, si edhe prezantimin e ndryshimeve respektive nga këndvështrimi i përkatësisë gjinore.
Në përgjithësi, çdo hapësirë dhe/ose çdo përfaqësim i ulët i grave sjell nevojën e masave përmirësuese. Këtu përfshihen veprimet afrimative si dhe masat e veçanta për t’u siguruar që gratë të përfitojnë njësoj nga ndërhyrjet.
Në niveli strukturor, kjo qasje e integruar është veçanërisht e dukshme në punën tonë në simulimin e debateve publike, që kontribuojne në eliminimin e stereotipeve gjinore, forcimin e bazës së aftësive të grave si dhe krijimin e kushteve ku gratë dhe burrat marrin pjesë dhe kontribuojnë në nivel të barabartë në rritjen ekonomike.