Agro Përpunimi

Sektori i agro-përpunimit (AP), i përbërë kryesisht nga biznese të vogla dhe të mesme, aktualisht, mbulon 5% të PBB në Shqipëri. Ky sektor ka një potencial të konsiderueshëm për rritje dhe tanimë ka punësuar më shumë se 11,000 persona në vende formale pune dhe shumë më tepër në punë sezonale. Dy të tretat e krahut të punës në kete sektor janë nën 30 vjeç, nga të cilët 70% femra. Ndërhyrja e Projektit RisiAlbania në këtë sektor synon të mbështesë rritjen e agro-përpunuesve, me qëllim krijimin e më shumë vendeve të punës për të rinjtë dhe të rejat.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com