Nisi si një eksperiment në vitin 2010, duke dërguar disa mostra të vajit esencial nga Shqipëria drejt Amerikës. Suksesi ishte i menjëhershëm, mostrat e para u pasuan nga shumë të tjera pas ndërtimit të distilerisë në Tiranë në vitin 2011. Me shpejtësi drejt vitit 2018, kur MEIA po përfundon së ndërtuari një tjetër distileri në Malësinë e Madhe, pasi ka zgjeruaar bazën e furnizimit në Tiranë dhe Sarandë.

Kjo është historia e Emiland Skora, pronar i kompanisë MEIA, Eksport-import Mesdhe-Shqipëri që distilon dhe eksporton vajin esencial prej bimëve aromatike mjekësore shqiptare drejt tregjeve amerikane, evropiane dhe australiane. Sikundër shpjegon ai  “e nisëm në 2011 me kontratën e parë dhe tani në 2018 kemi arritur kontrata 10-vjeçare për të eksportuar vajin esencial të bimëve në Amerikë, Kanada, Australi dhe disa vende evropiane. Kjo u bë e mundur falë bashkëpunimit me Risi që besoi tek ne dhe na ndihmoi të zgjeronim kapacitetet përpunuese në vitet e para të aktivitetit tonë”.

Emiland shpjegon se MEIA ka marrëveshje me fermerët shqiptarë duke u marë me qira dhe duke u blerë tokën që zotërojnë. Synimi i tij është të bëhet distiluesi i vetëm në Shqipëri që zotëron në masën 100% të gjithë këtë sipërmarrje dhe kur t’ja dalë mbanë MEIA do të shndërrohet në fermën më të madhe organike në Shqipëri dhe Ballkan.

Valentin Sterkaj është 28 vjeç dhe punon për distilerinë e re në Koplik. Ai grumbullon bimët nga fermerët e zonës dhe gjithashtu furnizon MEIA-n edhe nga toka e tij. Ka rreth 3 vjet që punon me MEIA-n dhe vlerëson  sigurinë që kompania ofron për këtë zonë “duke patur një kontratë afatgjatë dhe të sigurt për prodhimin, unë vetë dhe fermerët e zonës kemi rregjistruar biznesin tonë dhe i kryejmë transaksionet përmes bankës”.

MEIA zotëron 2 distileri në Tiranë dhe Koplik,  250 HA tokë dhe me qira në Tiranë, Malësi e Madhe, Belsh, Librazhd, Lushnjë dhe Sarandë ka thuajse 300 HA të mjella kryesisht me Lavandër, Helikrisium, Melissa dhe Kamomil.

Më tej? Veç tregjeve të reja, Emiland na zbulon see bashkëshortja e tij po eksploron mundësinë e detergjentëve bio me ujin që vjen nga procesi i distilimit. Saga vazhdon…

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com