Gjatë vizitës në Tiranë, cilat ishin disa nga ndërhyrjet që mund të replikohen në Kosovë?

Faleminderit për mundësinë që më dhatë për të mësuar dhe ndarë eksperiencat si në Shqipëri dhe në Kosovë, në lidhje me mbështetjen e medias për informim sa më të mirë të tregut të punës, problemet me tregun e punës dhe qasjen më të lehtë të të rinjve në punësim, por edhe zhvillimin e biznes-ideve për vetëpunësim.

Patëm takime interesante dhe mund të them se në rastin e Kosovës nuk kemi patur mundësi të punojmë me radion, ndërsa jemi fokusuar më shumë në median vizive. Rasti i Shqipërisë me radion ClubFM ishte një mundësi për të parë edhe ne në Kosovë se si mund të targetojmë disa audienca që janë në lëvizje në trafikun e Prishtinës. Eshtë një audiencë që nuk e kemi targetuar më parë por besoj që tani pas kësaj vizite mund të adresohet si audiencë që mund të ketë ndikim tek të rinjtë.

E gjetëm me interes mënyrën humane të trajtimit të sfidave që kanë njerëzit në Shqipëri që mësojnë një profesion të trajtuara nga një medium i madh si Top Channel, pasi ne në Kosovë kemi përfunduar fazën e dizenjimit të ndërhyrjeve dhe jemi në fazën e finalizimit te konceptit të një fushate mediatike për promovimin e shkollimit/arsimit profesional.

Ku i shikoni të përbashkëtat dhe ndasitë mes 2 projekteve tona?

Besoj problemet i kemi të përbashkëta, tregu i punës, mundësitë e shkollimit, telashet me këshillimin e karrierës, informacionet për punësimin e të rinjve, mungesa në tregun e Kosovës, por me çfarë pashë edhe të tregut të Shqipërisë. Mundësitë që pamë këtu si bashkëpunimi me mediume si Top Channel apo DigitAlb të japin mundësi për të përcjellë mesazhe në një audiencë më të madhe, ndërsa në Kosovë kanë më shumë hapësirë mediumet online dhe produksioni i programeve të designit, grafika që tek ne ka funksionuar në disa ndërhyrje që kemi patur. Nëse ka një emërues të përbashkët, e mira e kësaj pune ku mund të mbështetemi bashkë është tek problemet e njëjta dhe tek përzgjedhja e kanaleve të komunikimit që ka zgjedhur secili nga projektet.

Sa sfiduese është të punosh në projekte zhvillimi?

Gjatë takimit të parë të vizitës me ekipin drejtues të Risisë u shpreha se përfshirja jonë ngjason me realizimin e misioneve që duken të pamundura… e lidhur kjo me numrin e lartë të të papunëve në Kosovë, sidomos të të rinjve që qëndon në nivelin e 60%. Duke e krahasuar me madhësinë e projekteve tona, duket mision i pamundur, por bukuria e kësaj pune qëndron tek puna në ekip, tek djemtë dhe vajzat e mira që punojnë në Kosovë, por edhe këtu në Shqipëri sikundër pata rastin ta shoh që janë shumë të përkushtuar.  Ky është motivimi kryesor për të qenë aktiv në projektet zhvillimore.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com