Erigersi – 23 vjeç – aktualisht është kandidat i MSC në inxhinieri kompjuterike. Që në moshë të vogël kur ishte 4 vjeç, ai u dha pas lojërave në kompjuter, duke kaluar me to orë të tëra. Gjatë kësaj kohe Erigersi zbuloi se bota e kompjuterit ofronte shumë më tepër se lojërat, dhe me kalimin e viteve interesat e tij u spostuan drejt fushës së programimit kompjuterik. Inxhinieria kompjuterike ishte zgjedhja e padiskutuar e Erigersit për studimet e larta. Megjithatë njohuritë e fituara në universitet nuk ishin të mjaftueshme për të shuar etjen e tij për të rejat më të fundit nga fusha e Teknologjisë së Informacionit (TI). “Ka shumë punë për të rinjtë në sektorin TI, por jo të gjithë kanë aftësitë … Kliko këtu për të lexuar historinë e plotë