Programi i Ambasadës Zvicerane, RisiAlbania, Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe Industria Shqiptare Turizmiti, organizuan ceremoninë e cmimeve “Risi Turistike” për produktin turistik 2015 në zonën e Beratit dhe Shkodrës (26 & 28 Maj 2015), në mbështetje të zhvillimit të sektorit të turizmit, si një nga prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe krjimit të vendeve të reja të punës.
Juria e konkursit e përbërë nga personalitete dhe ekspertë në fushën e turizmit, botës akademike dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe donatorët përzgjodhën për fazën finale të konkursit 6 projekte në Berat dhe 8 në Shkodër të cilat plotësonin kriteret e shpallura paraprakisht. Pas prezantimit live të projekt-propozimeve në pedonalen e qytetit të Beratit dhe atë të Shkodrës, Juria vlerësoi 2 cmime “Risi Turistike” për sejcilën zone.
Konkursi kombëtar “Risi Turistike” do të shndërohet në një aktivitet të përvitshëm dhe nën menaxhimin e strukturave ekzistuese të turizmit, ai do të mbështetet nga aktorë të ndryshëm si biznesi, pushteti lokal dhe qëndror, donatorët të cilët janë gjithmonë në kërkim të ideve novatore në sektorin e turizmit. Risi Turistike shërben si një instrument për të zhvilluar më tej sektorin e turizmit dhe nxitur punësimin në vend, me fokus të rinjtë dhe të rejat.