Trajnimi 2-ditor “Iniciativa në Marketing për Agro-përpunuesit” u organizua nga BiznesAlbania në bashkëpunim me RisiAlbania. Në këtë trajnim morën pjesë 20 ofrues shërbimesh marketingu.

Përgjatë ditës së parë të trajnimit, një ekspert ndërkombëtar dhe dy shqiptarë folën mbi vështirësitë që konsulentët hasin kur këshillojnë klientët e tyre, mungesën e formalizimit të marrëdhënies midis Agro-përpunuesëve dhe ofruesëve të shërbimeve të marketingut, mungesës së standarteve të higjenës së produkteve etj. Më tej u fokusuan në oportunitetet që kanë ofruesit e shërbimeve dhe mënyrën sesi mund të komunikojnë më mirë me klientët e tyre. Në pjesën e dytë, trajnuesit u shpjeguan pjesmarrësve sesi mund të kryejnë dignostikimin apo analizën e kompanive. Më pas, vijuan diskutime dhe pjesmarrësit ngritën çështje të ndryshme si dhe dhanë sugjerime për mënyrën sesi mund t’a formazilojnë më tej marrëdhënien me klientët.

Në ditën e dytë të trajnimit, Menaxherja e Marketingut të Carrefour dha informacion mbi kriteret që një produkt duhet të përmbushi për t’u bërë pjesë e linjës së tyre të supermarketeve. Gjithashtu, dha informacion mbi produktet dhe strategjitë e marketingut që ndikojnë në rritjen e të ardhurave.

Pas dy ditëve të trajnimit do të vijojë një periudhë 2 javore ku çdo ofrues shërbimi marketingu do të kontaktojë një kompani Agro-përpunimi për të realizuar diagnostikimin e kompanisë dhe për të përgatitur strategjinë e nevojshme të marketingut, bazuar në nevojat specifike të kompanisë. Gjatë kësaj kohe, BiznesAlbania në bashkëpunim me RisiAlbania do të ofrojnë mbështetjen e tyre.

 

rsz_img_0421

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com