Në kuadër të implementimit të nismës “Marketingu: një mundësi rritjeje për Agro-përpunuesit dhe ofruesit e shërbimeve”, BiznesAlbania në bashkëpunim me RisiAlbania do të organizojnë një trajnim për ofruesit e shërbimeve të marketingut. Trajnimi do të realizohet në tre faza.

Faza 1

Në 19-20, 2014 Shtator tek Vila 31 (zona e ish-Bllokut), një ekspert ndërkombëtar dhe dy shqiptarë do të organizojnë një trajnim dy ditor në temat si më poshtë:

Dita e parë – Marketingu, njohja e klientit dhe informacioni i nevojshëm për të realizuar analizën e nevojave të kompanisë.

Dita e dytë – Information mbi produktet e marketingut që u nevojiten agro-përpunuesëve, implementimi i strategjive dhe produkteve të përshtatshme e të nevojshme dhe paraqitja e konsulencës së marketingut kompanive të ndryshme në këtë sektor.

Faza 2

Do të zgjasë rreth 2-3 javë, periudhë gjatë së cilës ofruesit e shërbimeve të marketingut që morën pjesë në fazën e parë do të kryejnë një analizë të nevojave që bizneset agro-përpunuese kanë. Bazuar në këtë analizë, ofruesit e shërbimeve të marketingut do t’u paraqesin kompanive agro-përpunuese të kontraktuara propozimet për konsulencë në këtë fushë.

Faza 3

Në këtë fazë, ofruesit e shërbimeve do të hyjnë në një marrëveshje dhe do të nënshkruajnë kontratat me kompanitë agro-përpunuese përkatëse për t’u dhënë shërbimet e nevojshme.

Kompanitë dhe konsulentët individual në fushën e marketingut që kanë interes të bëhen pjesë e këtij trajnimi mund të na kontaktojnë për regjistrimin në info@risialbania.al deri në datën 19 Shtator 2014. Për pyetje dhe informacion të mëtejshëm, ju lutem na kontaktoni  në +355 (0) 422 48 527.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com