Në 18 Shtator 2014, ora 10:00, BiznesAlbania- partner i RisiAlbania- do të organizojë tek Vila 31 (zona e ish-Bllokut) një takim informativ me temën “Marketingu: një mundësi rritjeje për Agro-përpunuesit dhe ofruesit e shërbimeve.” Në këtë takim janë të ftuara kompanitë në sektorin e agro-përpunimit (qumështit, mishit, vajit të ullirit, frutave dhe perimeve, bimëve medicinale etj.) dhe ofrues të shërbimeve të marketingut.
Qëllimi i këtij takimi do të jetë dhënia e informacionit dhe ndërgjegjësimi në lidhje me vlerën e marketingut në bizneset agro-përpunuese. Gjithashtu, BiznesAlbania, përmes asistencës së një eksperti ndërkombëtar nga RisiAlbania, do të trajnojë ofrues të shërbimeve të marketingut për mënyrën sesi ata mund të bashkëpunojnë më mirë me agro-përpunuesit duke u ofruar shërbime të cilat i nevojiten më tepër këtij sektori.