Prej studimit të realizuar nga RisiAlbania, rezultoi që shërbimet cilësore të marketingut janë element kyc për rritjen e agro-përpunuesëve. Megjithatë, marrëdhënia midis kompanive dhe konsulentëve të marketingut është joefektive dhe shpeshherë inekzistente. Për herë të parë agro-përpunuesit dhe ofruesit e shërbimeve të marketingut u bashkuan në 17 Qershor 2014 me qëllimin për të eksploruar zgjidhje dhe alternativa për të zhvilluar shërbime të përshtatshme marketingu.
Eventi që shënoi startimin e iniciativës RisiMarketing shënon një hap të rëndësishëm të bashkëpunimit midis BiznesAlbania dhe RisiAlbania për të rritur potencialin e këtij sektori. Eventi u drejtua nga konsulentë vendas dhe një ekspert ndërkombëtar. Kjo World Café i mundësoi pjesmarrësit që të eksplorojnë kërkesat dhe ofertat e agro-përpunuesëve dhe konsulentëve të marketingut. Bazuar në këtë informacion dhe përmes koordinimit të BiznesAlbania, iniciativa RisiMarketing do të përmirësojë marrëdhënien e biznesit midis agro-përpunuesëve dhe konsulentëve të marketingut përmes një programi trajnimi inovativ. Si rezultat, ofruesit e shërbimeve do të krijojnë kapacitetet për të krijuar shërbime të reja të përshtatura me nevojat e agro-përpunuesëve. Duke marrë keto shërbime marketingu të reja dhe cilësore, agro-përpunuesit në Shqipëri do të jenë në gjendje të zhvillojnë potencialin e tyrë dhe të rriten.