Një prej qëllimeve të Risi Albania është të trajtojë cështjen e mungesës së shërbimeve të ndërmjetësimit  të punësimit për njerëzit me kualifikim të ulët dhe të mesëm në Shqipëri. Në lidhje me këtë më 16 Qershor 2014 RisiAlbania dhe Celësi shpk nënshkruan një kontratë bashkëpunimi. Ky bashkëpunim ka si qëllim të krijojë një shërbim të ri rekrutimi dhe portal pune për NVM (Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme) duke synuar pozicionet për kualifikime të ulëta e të mesme. Një lojtar i rëndësishëm duke mundësuar aksesin në informacionin për punëkërkuesit me kualifikim të ulët e të mesëm, Gazeta Celësi është bërë referenca dhe mediumi ku kërkohet informacioni mbi mundësi pune. RisiAlbania do të mbështesë Celësin të zhvillojë një shërbim të ri për Burimet Njerëzore si dhe një portal të ri pune gjithëpërfshirës. Pritet që shërbimi i ri tu ofrohet NVM-ve dhe punëkërkuesve në Shtator 2014.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com