Kërkimet e fundit kanë treguar se shumë përpunues ushqimesh, sidomos femrat, nuk janë të informuara mirë mbi skemat mbështetëse ekzistuese të disponueshme (kombëtare dhe ndërkombëtare), duke humbur kështu shumë mundësira për tu rritur. Për të trajtuar këtë cështje, më 30 Maj 2014 RisiAlbania nënshkroi një kontratë bashkëpunimi me Shoqatën e Industrisë Ushqimore (Albanian Food Industry Association – AFI). Në fazën e parë ky bashkëpunim synon shpërndarjen lehtësisht të informacionit të arritshëm e të vlefshëm te ndërmarrjet përpunuese të ushqimit, sidomos te ato të zotëruara nga femrat, lidhur me skemat e ndryshme mbështetëse, duke mbështetur në këtë mënyrë procesin e tyre të aplikimit. Në një fazë të dytë, AFI së bashku me anëtarët e saj dhe ndermarrje të tjera përpunuese, do të përkrahë dhe do të marrë pjesë në dizenjimin dhe rishikimin e skemave mbështetëse, duke rritur në këtë mënyrë lidhjen dhe zbatueshmërinë e tyre.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com