RisiAlbania ka kryer një proces 2-mujor kërkimor për sektorin e dytë të fokusit të saj. Qëllimi i punës kërkimore është të identifikojë kufizimet dhe pengesat kryesore sistematike që pengojnë bizneset të rriten dhe të krijojnë vende pune.

Sektori i turizmit është një punëdhënës shumë i madh, sidomos për të rinjtë. Duke konsideruar të gjithë zinxhirin e furnizimit, turizmi punëson 4 herë më shumë njerëz se sa industria. Midis viteve 2005 dhe 2012, sektori u rrit me 6.3% në vit në termat e vlerës së shtuar dhe 3.3% në termat e punësimit. Megjithatë bizneset në sektorin e turizmit në Shqipëri nuk përformojnë aq mirë sa dhe ata mund të performonin. Prandaj dhe objektivi i kësaj pune kërkimore është të identifikojë dhe analizojë pengesat për rritje në bizneset e turizmit dhe si rrjedhojë të përcaktojë sektorët kryesorë ku kërkohen ndërmjetësime të ardhshme me qëllim adresimin e shkaqeve themelore të performancës së varfër.

RisiAlbania po i arrin këto rezultate me anë të një procesi pjesëmarrës i cili shfrytëzon shqyrtimin e të dhënave dytësore, workshop-et, intervistat dhe grupet e fokusit. Procesi filloi me nje Takim të Parë të mbajtur në Tiranë më 22 Maj me përfaqësues që mbulojnë të gjithë aspektet e industrisë së turizmit. Deri më tani ka përfunduar faza e parë e punës kërkimore me grupe të ndryshmë fokusi dhe intervista të kryera në Tiranë, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korcë dhe Vlorë. Puna kërkimore do të mbyllet në Korrik, atëherë kur do të prezantohen gjetjet si dhe strategjia e RisiAlbania.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com