Projekti RisiAlbania, i financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Shqipëri – (Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC)) si dhe zbatuar nga konsortiumi i “Helvetas Swiss Intercooperation” dhe “Partners Albania”, shpall përfundimin e fazës sonë fillestare, e cila mbylli një periudhe intensive hulumtimesh në tregun e punës në Shqipëri. Projekti nisi më 1 mars 2013 me një fazë fillestare që zgjati prej 8 muajsh. Faza e dytë e zbatimit të projektit nis në muajin nëntor 2013 dhe do të zgjasë katër vjet.